Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se bazuar në numrin javor të rasteve të SARS-COV 2 në 100.000 banorë, IKSHPK ka bërë sot rangimin e komunave sipas zonave, thuhet në komunikatën për media e MSH-së.
Në zonën e kuqe janë 4 komuna:
Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani.
Në zonën e verdhë janë 9 komuna:
Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi.
Në zonën e gjelbër janë 25 komuna:
Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.
Ndryshimet:
Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen.
Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën.
Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën.
Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën.
Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën.
Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën.