Build Skills with our trainings

Sign up now!

GAP: Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore

Mar 4, 2021

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” vlerësimin më të fundit rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave nga zgjedhjet lokale 2017. Ky monitorim përfshinë realizimin e premtimeve deri në dhjetor 2020.

Nga gjithsej 869 premtime të evidentuara nga Instituti GAP në 25 komuna të ndryshme të Kosovës, deri në muajin dhjetor 2020 janë përmbushur 411 premtime, 186 premtime janë realizuar pjesërisht, 158 premtime kanë filluar të përmbushen,  ndërsa për 114 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre. 

Shikuar sipas përqindjes, nga 869 premtimet e dhëna, deri në dhjetor të 2020 janë përmbushur vetëm 47% e premtimeve. Pjesa më e madhe e premtimeve janë përmbushur në fushën e mirëqenies sociale 74%, pastaj rënditen fusha e administratës 58%, në fushën e ekonomisë 57%, në fushën e bujqësisë 56%, në fushën e shëndetësisë 50%, në fushën e shërbimeve publike 47% dhe në fushën e infrastrukturës 45%.  Fusha ku më së paku janë përmbushur premtimet janë fusha e urbanizimit, arsimit dhe ajo e kulturës.

Komunat që nuk është përfshirë kësaj here në përditësim është ajo e Podujevës ku në fund të nëntorit të 2020 janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune. GAP ka monitoruar premtimet e kandidatëve për kryetar komune dhe ka evidentuar se kryetari aktual i kësaj komune ka dhënë 44 premtime në fusha të ndryshme.

Instituti GAP bën monitorimin e përmbushjes së premtimeve në 26 nga 38 komunat, ngase  12 nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore më 2017 (Skenderaj, Mamusha dhe komunat me shumicë serbe).

Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale, thuhet në komunikatën për media e GAP.

Për të parë detajet e premtimeve të dhëna dhe ecurin e përmbushjes se tyre, mund të vizitoni platformën elektronike të Institutit GAP duke klikuar në këtë link: http://www.komunat.institutigap.org/Premtimet.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM