Ka filluar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 53 deputetë, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa, nesër dhe pasnesër do të regjistrohen deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve tjera.
Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën e Tetë, do të mbahet më 22 mars në orën 10:00, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.