Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një takim virtual me ministrin e Shëndetësië së Izraelit, Yuli Edelstein ka folur për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.
Brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin e virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti COVID, ka thënë Zemaj, në postimin e tij në Facebook.
Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.
Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre.
Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti COVID.
Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për ministrin, Yuli Edelstein për këtë gatishmëri. Faleminderit!