Build Skills with our trainings

Sign up now!

Guvernatori Mehmeti uron Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Pri 8, 2021

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në mesazhin e urimit, Guvernatori Mehmeti ka thënë se akti më i lartë juridik i vendit, i miratuar para 13 vitesh, ka vulosur pavarësinë e Kosovës dhe ka mundësuar konsolidimin e shtetit dhe krijimin e vlerave për një shoqëri të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.

Guvernatori Mehmeti ka thënë tutje se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, i përcaktuar si institucion i pavarur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të vazhdojë të angazhohet për t’i siguruar vendit një sistem financiar të qëndrueshëm i cili i shërben stabilitetit dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

Pandemia kërcënoi dhe cungoi aktivitetet dhe jetën kulturore

Pandemia kërcënoi dhe cungoi aktivitetet dhe jetën kulturore

Ndonëse ka kaluar një vit e sa që kur Covid-19 zbarkoi në çdo cep të botës, gjendja momentale e pandemisë nuk është edhe aq stabile dhe shpresëdhënëse.  Pothuajse të gjitha sferat e jetës janë prekur nga kjo fatkeqësi, përfshirë këtu edhe sferën e organizimit dhe funksionimit të aktiviteteve kulturore. Një numër i madh i koncerteve, premierave, festivaleve, diskutimeve publike, punëtorive e shumë të tjera janë anuluar, duke lënë disa hapa prapa zhvillimin dhe progresin e jetës kulturore.

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM