Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Lobezzo: Në Kosovë nuk mund të ketë prioritet dialogu përpara sigurimit të vaksinave

Pri 8, 2021

Presidentja Vjosa Osmani, sot takoi ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Në këtë takim, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të mira, ndërkohë që të dy palët kanë shfaqur gatishmërinë e thellimit të tyre.

Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e reja të Kosovës kanë ndërmarrë masa për uljen e të prekurve me Covid-19, sikurse edhe të adresimit të pasojave ekonomike.

Në këtë kontekst, Osmani theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar në përpjekjet e Kosovës për të siguruar sasinë e nevojshme të vaksinave.

Presidentja Osmani ka theksuar se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Kosova nga gjendja me pandeminë nuk mund të prioritizohet dialogu përpara sigurimit të vaksinave. Ajo ka shfaqur shpresën që në një situatë të tillë Kosova të mos lihet vetë dhe se nevoja urgjente për sigurimin e vaksinave do të mbështetet edhe nga shtetet mike, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

Pandemia kërcënoi dhe cungoi aktivitetet dhe jetën kulturore

Pandemia kërcënoi dhe cungoi aktivitetet dhe jetën kulturore

Ndonëse ka kaluar një vit e sa që kur Covid-19 zbarkoi në çdo cep të botës, gjendja momentale e pandemisë nuk është edhe aq stabile dhe shpresëdhënëse.  Pothuajse të gjitha sferat e jetës janë prekur nga kjo fatkeqësi, përfshirë këtu edhe sferën e organizimit dhe funksionimit të aktiviteteve kulturore. Një numër i madh i koncerteve, premierave, festivaleve, diskutimeve publike, punëtorive e shumë të tjera janë anuluar, duke lënë disa hapa prapa zhvillimin dhe progresin e jetës kulturore.

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM