Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD- Avokati i Popullit: Krijimi i mekanizmave monitorues në Shërbimin Korrektues

Pri 16, 2021

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu priti sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.

Në këtë takim palët shprehën vullnetin për ndërtimin e urave komunikuese në mes institucioneve respektive, e po ashtu u diskutua për bashkëpunim edhe me institucionet tjera.

Ministrja njoftoi Avokatin e Popullit për sfidat me të cilat po ballafaqohet Ministria e Drejtësisë e sidomos ato që lidhen me të drejtat e njeriut.

Ministrja Haxhiu përgëzoi punën e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe përmendi nivelin e lartë të besueshmërisë së qytetarëve në këtë institucion duke uruar që niveli i besimit të ngritet edhe tek institucionet tjera dhe se kjo mund të bëhet vetem me punë.

Të dy palët u dakorduan për krijimin e mekanizmave monitorues në Shërbimin Korrektues, e në anën tjetër u shprehën disa rekomandime të ndërsjella për të fuqizuar funksionimin e të dy institucioneve, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM