Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani uron Distria Krasniqin, xhudistet tona të arta po i bëjnë nder Republikës tonë

Pri 16, 2021

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Distria Krasniqin me rastin e shpalljes kampione e Evropës për herë të parë.

Ajo në postimin e saj në Facebook ka thënë se xhudistet tona të arta – të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë

 

Distria e artë!

 

Sot, Distria Krasniqi, u shpall kampione e Evropës për herë të parë. Xhudistet tona të arta – të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë. S’ka si të jetë ndryshe! Këto arritje të tyre janë reflektim i pastër i punës së palodhshme, angazhimit në një mision me qëllim të qartë, e konsistencë në këtë drejtim.

 

Ditën e parë të punës si Presidente e fillova pikërisht me Distrian dhe xhudistet tona fantastike. Atë ditë e kuptova edhe njëherë që secila nga këto vajza jan shkëndija në vete e që s’do të ndalen së shndrituri asnjëherë.

 

Faleminderit për nderin që po na e bëni të gjithëve, për nderin që po i bëni Republikës sonë.

 

Vetëm përpara e gjithnjë më fitore të reja!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM