Build Skills with our trainings

Sign up now!

Totaj: Prokuroria të hetojë Haskukën pas skandalit me tenderin 1.4 milion euro

Pri 17, 2021

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, njëherësh nënkryetari i partisë, Shaqir Totaj ka mbajtur sot konferencë për media lidhur me skandalet korruptive në Komunën e Prizrenit, arrestimet e fundit dhe largimin e të gjitha partive politike opozitare nga selitë e tyre në Prizren.

Totaj ka kërkuar nga prokuroria të hetojë edhe kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pas skandalit me tenderin 1.4 milion euro të Komunës Prizrenit nën dyshimet e aplikimit me dokumente të rrejshme, ku u arrestuan disa persona pas publikimit të një raporti të organizatës joqeveritare “AVONET”.

Sipas Totajt, parulla me “Mytën do ta mbysim korrupsionin” është shndërruar në parullën “Myta është mbytur në korrupsion”.

“Ky skandal i madh nuk duhet të kalojë pa përgjejgjësi politike. Ne jemi të bindur se në këtë skandal korruptiv është i përfshirë edhe vetë Haskuka dhe personat e afërt me të, prandaj apelojmë tek organet e shtetit që të zgjerojnë pistën e hetimeve duke përfshirë kryetarin Haskuka, drejtorin Osman Krasniqi, ish-drejtorin Levent Kasemi dhe shefin e prokurorimit.”, ka thënë ai.

Totaj është shprehur se pushteti i korruptuar i udhëhequr nga Mytaher Haskuka dhe motivuar nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po synon ta frikësojë opozitën, ta indimidojë, t’ia mbyllë gojën dhe t’ia pamundësoj veprimtarinë e saj politike në shërbim dhe interes të qytetarëve të Prizrenit, duke i larguar partitë opozitare nga selitë e tyre me qëllim që ata të heshtin karshi abuzimeve e aferave korruptive në Komunën e Prizrenit, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM