Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministri Vitia: Lajmet e pavërteta rrezikojnë sigurimin e vaksinave kundër COVID-19

Pri 16, 2021

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia mbajti një konferencë për media ku ka demantuar lajmet e pavërteta për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Sot, në vend të konferencës për të lajmëruar për ecurinë e masave të marra para 9 dite, më duhet të flas për një temë tjetër e cila u provokua nga një lajm i pavërtetë, i cili po të mos ishte i dëmshëm për procesin e sigurimit të vaksinave, nga i cili varet shëndeti i qytetarëve, ndoshta do të reagonim të hënën, ka thënë Vitia në konferencën për shtyp.

 

“Më lejoni të jemi shumë i shkurtë dhe shumë i qartë

 

– Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq. Më lejoni ta përsëris edhe njëherë:

 

Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq.

 

Është i pavërtetë sepse ata që janë siguruar me kinse informata zyrtare, janë krejtësisht të pasakta.

 

Ne nuk mundemi të flasim për progresin që kemi bërë në sigurimin e vaksinave, sepse kjo çështje është strikt konfidenciale. Edhe ata që kanë rrjedhur çfarëdo çerek të vërtete e kuptojnë se këto të dhëna janë konfidenciale. E ata që rrjedhin të dhëna konfidenciale duhet ta kuptojnë se dëmtojnë procese të ndjeshme, në këtë rast kanë dëmtuar dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

 

Procesi i sigurimit dhe furnizimit me vaksina nuk është lojë. Vaksinat janë çështje e rëndësisë dhe e sigurisë kombëtare, sepse kemi të bëjmë me shëndetin publik të qytetarëve. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave ke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, e për këtë shteti duhet të kërkojë llogaridhënie.

 

Ne ftojmë prokurorin e shtetit që të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve dhe të veprojë ndaj kujtdo që dëmton një proces kaq delikat, por kaq jetik.

 

Qytetarë të dashur,

 

Ministria e Shëndetësisë ka të themeluar një komision për negocim për sigurimin e vaksinave. Ky komision është profesional dhe në komunikim të vazhdueshëm me prodhuesit e vaksinave të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Kjo trupë profesionale është nën betim të konfidencialitetit që nënkupton se nuk mund të japë asnjë detaj për procesin e negocimit. Por, si ministër i juaji i Shëndetësisë ajo që mund të them me siguri është se jam i kënaqur me punën e bërë nga ky komision dhe progresin që kemi arritur deri tani.

 

Në këtë konferencë, ka folur edhe kryesuesi i ekipit negociues për sigurimin e vaksinave, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i MSh-së, Naim Bardiqi, i cili ka theksuar se ekipi është optimist se janë në rrugën e duhur për të siguruar vaksina të tjera kundër COVID-19, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Shëndetësisë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM