Build Skills with our trainings

Sign up now!

Abdixhiku përkujton Heroin e Kosovës, Sali Çekaj  

Pri 19, 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 22 vjetorin e rënies, përkujton dhe nderon veprën e Sali Çekajt.  Rezistencën e tij politike e nisi përmes aktivitetit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, krah Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Në kohën kur i nevojitej më së shumti vendit tonë, ai me pushkë në dorë iu bashkua radhëve të UÇK-së në Koshare dhe kështu, u shndërrua në Heroin e pavdekshëm të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

“Sot, kujtojmë Sali Çekaj, Heroin e Kosovës, në njëzet e dy vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares, veprën e të cilit e ruajmë si trashëgimi politike e atdhetare për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.  

 

Sali Çekaj intelektual i rrallë, jurist me profesion, dhe ushtarak i kalibrit të lartë, ishte detyruar nga regjimi okupues serb që të largohej nga Kosova, por aktivitetin e tij nuk e ndali asnjëherë. Si nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, u bë organizator i shkëlqyeshëm i shqiptarëve për të ndihmuar materialisht e politikisht çlirimin e Kosovës.  

 

Sali Çekaj me punën dhe përkushtimin e tij, prej politikani e ushtaraku vizionar, do mbetet përherë në piedestalin e historisë tonë, ka thënë Abdixhiku.

 

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës Sali Çekaj!” 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM