Build Skills with our trainings

Sign up now!

UNDP: Përtëritja e tokës, të ngrejmë zërin për të shpëtuar planetin

Pri 19, 2021

Gjatë Ditëve të Tokës në Kosovë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, së bashku me Programin e Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat) dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë aktivitete nga 19 deri më 23 Prill, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për rëndësinë e promovimit të ekonomisë së gjelbër, zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Çdo vit, më 22 prill festojmë Ditën e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm.

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë tha se ideja për organizimin të Ditëve të Tokës në Kosovë erdhi nga ideja për të festuar jo vetëm Ditën e Tokës por, për të zgjatur festimin përtej një dite – për të shfrytëzuar këtë mundësi për të theksuar rëndësinë e veprimit publik në mbrojtjen e mjedisit dhe në zgjedhjen e një rruge më të qëndrueshme zhvillimi ndërsa shërohemi nga kriza e COVID-19.

Të gjithë duhet vepruar. Njerëzit duhet të frymëzohen dhe t’u jepen mundësitë për të vepruar. Ne duam të ofrojmë përvoja dhe ide se si të gjithë mund të kontribuojmë në avancimin e qëndrueshmërisë mjedisore në Kosovë.”

Omar Siddique, Shefi i Zyrës së UN-Habitat në Kosovë, theksoi se shpresojnë që festimet e Ditës së Tokës do të nxisin aleanca të reja dhe solidaritet të ripërtërirë për të rikthyer gjelbërimin dhe që e tërë shoqëria të pëpiqet për një mjedis karbon neutral.

Kjo kërkon udhëheqje nga autoritetet qendrore por mund të realizohet vetëm nëse komunat veprojnë, angazhohet sektori privat dhe shoqëria civile dhe individët bëhen të gjithë partnerë. Jam i bindur që krizat binjake të COVID-19 dhe ndryshimet klimatike janë një moment i shkëlqyeshëm zgjimi për Kosovën.”

Tema e këtij viti është Përtëritja e Tokës Sonë. Në tërë botën, njerëzit do t’i bashkohen aktiviteteve për të pastruar mbeturinat, mbjellë pemë ose thjesht të reflektojnë mbi bukurinë e natyrës. Së bashku mund të bëjmë që çdo ditë të jetë Dita e Tokës, thuhet në komunikatën për media e UNDP-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM