Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ambasadori amerikan konfirmon mbështetjen për sektorin e arsimit

Pri 19, 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri, Dukagjin Pupovci kanë pritur  ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, zëvendësshefin e sektorit për marrëdhënie me publikun në Ambasadë, Ray Nayler, si dhe Matthew Cullinane përfaqësues nga USAID-i, ku kanë diskutuar për specifika të rëndësishme për arsimin në Kosovë.

Ministrja Nagavci e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për programin qeverisës, ku objekt strategjik i tij, janë të gjitha fushat e arsimit në Kosovë.

Në këtë takim, u shpreh vullnet për bashkëpunim që nga vlerësimi formativ e deri te ndërlidhja e arsimit me tregun e punës, duke përmendur këtu inkuadrimin e ish bursistëve të mbështetur nga Qeveria Amerikane.

Ambasadori Kosnett ka theksuar se Qeveria Amerikane e mbështet zotimin e Qeverisë së Kosovës që në pozita të rëndësishme të vendosen persona të kualifikuar.

Po ashtu, ambasadori e ka cilësuar si të nevojshëm edhe krijimin e programeve për mësimin e gjuhëve të komuniteteve.

Ministrja Nagavci theksoi se deri në vjeshtën e këtij viti do të krijohet programi për përfshirjen e profesorëve nga mërgata. Ajo e vleresoi të rëndësishëm bashkëpunimin me Fakultetin e Edukimit për t’u siguruar që programet e tij synojnë programe cilësore.

Në takim u diskutua edhe për funksionalizimin e Bordit të KSHC-së, ku Ministrja siguroi se procedura do të jetë transparente.

Ambasadori Kosnett është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të afërt në të ardhmen në fushat që janë me rëndësi për zhvillimin e vendit, thuhet në faqen zyrtare të MASHT-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM