Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani kërkon nga shteti francez të mbështesë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Pri 19, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, e cila e ka uruar për detyrën dhe i ka përcjellë letrën e urimit të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Osmani ka potencuar nevojën për solidaritet ndërkombëtar për realizimin e prioritetit kyç të institucioneve të reja të Kosovës në menaxhimin e pandeminë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.

Presidentja Osmani ka kërkuar nga shteti francez të mbështesë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duke marrë parasysh se të gjitha kriteret lidhur me procesin e liberalizimit të vizave janë plotësuar nga institucionet e Kosovës.

Ambasadorja Butel ka konfirmuar përkushtimin e Francës për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejmë duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fusha të reja të interesit të përbashkët. Presidentja Osmani dhe ambasadorja Butel kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushat e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe ekonomisë.

Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadoren e Francës për përkrahjen të cilën shteti francez ka ofruar për Republikën e Kosovës ndër vite dhe ka siguruar se orientimi strategjik i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM