Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryekuvendari Konjufca nderoi të rënët në Hallaq të Lipjanit

Pri 19, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në memorialin e të rënëve në fshatin Hallaq të Lipjanit.

Duke çmuar lart sakrificën sublime të të rënëve të kësaj ane, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Konjufca theksoi se ditët si këto janë ditë dhembjeje, por edhe krenarie njëkohësisht.

Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm, tha ai.

Edhe me këtë rast, kryekuvendari Konjufca u shpreh se institucionet e Kosovës do të angazhohen me të gjitha kapacitetet për zbardhjen dhe ndëshkimin e të gjitha krimeve të Serbisë, të kryera në Kosovë.

Më herët gjatë ditës, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsion, ka votuar ndryshimet e tri neneve të Kodit të Procedurës Penale për lehtësimin e zbatimit të Ligjit për Gjykimin në mungesë nga ana e Prokurorisë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM