Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu- Calise: Mbështetje e pa kursyer e KFOR-it, prioritet sistemi i drejtësisë

Pri 19, 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici dhe asistentin ushtarak, Oficerin Ekzekutiv, Kolonel Leitnant Enrico Calise.

Haxhiu njoftoi për së afërmi se ka filluar procesi i skanimit të situatës në Ministrisë e Drejtësisë, njëherazi e informoi edhe për prioritetet e që ka kjo ministri.

Rishikimi funksional, procesi i vettingut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe trajtimi i krimeve të luftës do të jenë fokus parësor krahas edhe angazhimit kundër dhunës në familje dhe krijimit të mekanizmave të tilla.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Federici, shprehi mbështetjen e pa kursyer për brenda kapaciteteve dhe kompetencave që kanë, duke shprehë interesim për bashkëpunim veçanërisht kundrejt dhunës në familje. Gjithashtu diskutoi mbi rëndësinë e kthimit të besimit të qytetarëve në drejtësi dhe për transparencë të institucioneve.

Të dy palët ndanë qëndrime të përafërta duke diskutuar po ashtu edhe për angazhimin në menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, mbi rëndësinë e vaksinimit të qytetarëve dhe gjetjeve të rrugëve e mundësive për t’u pajisur me vaksinat e duhura.

Në fund të takimit palët u zotuan për më shumë bashkëpunim edhe në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e  MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM