Build Skills with our trainings

Sign up now!

GAP me raport: Si do të ndikojë Covid-19 dhe kufiri i ri i imigracionit të Gjermanisë në migrimin nga Kosova

Pri 27, 2021

Instituti GAP sot ka organizuar një diskutim virtual ku u prezantua raporti “Si do të ndikojë pandemia Covid-19 dhe kufiri i ri i imigracionit të Gjermanisë në migrimin nga Kosova?”

Në fjalën hyrëse, Nora Latifi – Jashari, drejtoreshë ekzekutive në Institutin GAP, theksoi se Qeveria Gjermane në vitin 2016 pati filluar me implementimin e Rregullorës për Ballkanin Perëndimor (RRBP), si mjet për krijimin e një rruge ligjore për emigrim në Gjermani. Edhe pse kjo rregullore është vazhduar deri në vitin 2023, kuotat që parashihen aty për vendet e Ballkanit Perendimor si dhe pandemia COVID-19, pritet të kenë një ndikim direkt në emigrimin e fuqisë punëtore nga Kosova.

Gentian Gashi, Hulumtues në Institutin GAP, prezantoi të gjeturat e raportit duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë treguar një interesim tepër të madh për viza pune. Mes viteve 2016-2020 më shumë se 90 mijë aplikacione për punë ishin dorëzuar në Ambasadën Gjermane në Kosovë. Mesatarisht, rreth 17,000 aplikacione në vit janë aprovuar nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani për qytetarët nga Kosova. Sidoqoftë, me kufizimet e reja pritet që numri i aplikacioneve të aprovuara për Kosovën të bie në rreth 7,500 në vit nga viti 2021.

Jörn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, theksoi se Gjermania ka vendosur kufizim të ri vetëm në aprovim të kontratave të punës në kuadër të RRBP-së. Në aspektin e vizave të procesuara në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, Kosova ka kuotën më të madhe të procesimit  në Ballkanin Perëndimor. Z. Rohde pohoi se me kalimin e pandemisë dhe kufizimeve në lëvizje, sikurse me shtimin e pritshëm të kapaciteteve të Ambasadës, ajo do të mund të procesojë viza sërish dhe me një hov të shtuar pa kohëzgjatje të lartë.

Regina Hufnagel nga Agjencia Federale e Punësimit (AFP) në Gjermani, tregoi se sa i përket tregut të punës në Gjermani, gjatë viteve të fundit, ka pasur vështirësi në plotësimin e vendeve të punës. Duke u bazuar në të dhënat demografike, ky trend do të jetë i njejtë edhe gjatë viteve të ardhshme.  AFP ka parë se rregullorja e RRBP-së është treguar si e suksesshme duke iu përshtatur kërkesave të tregut të punës.

Ilir Kapiti, zv. Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, theksoi se ikja e trurit është posaqërisht më e rrezikshme në rastin e Kosovës, pasi që ekziston një nevojë e madhe e të rinjve për të emigruar. Përveç ikjes së trurit, emigrimi mund të shkaktojë edhe humbje fiskale për Kosovën. Qeveria e tanishme e Kosovës është e dedikuar të ofrojë mundësi punësimi dhe afatgjate për të rinjë që janë me potencial për emigrim.

Nora Hasani nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, theksoi shqetësimin e ikjes së trurit sa i përket sektorit privat në Kosovë.  Sektori privat ballafaqohet me sfida të ndryshme e njëra ndër to është edhe mungesa e stafit të kualifikuar.  Ajo gjithashtu theksoi rolin e diasporës në Kosovë dhe nevojën për rrjetëzimin e profesionistëve të diasporës në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali dhe ekpsertiza e tyre, thuhet në komunikatën për media e GAP-it.

Në këtë diskutim kontribuan edhe pjesmarrës të tjerë nga shoqëria civile dhe fusha e biznesit.

Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu.  .

Diskutimin e plotë mund ta gjeni në këtë link: https://bit.ly/3sXNnHf

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM