Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryekuvendari Konjufca nderoi të rënët në Nabërgjan të Pejës 

Maj 1, 2021

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, bëri homazhe në Nabërqjan të Pejës, për të nderuar jetën dhe veprën e të rënëve të këtij lokaliteti, të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe.

Pasi vendosi lule në kompleksin memorial të të rënëve të Nabërgjanit, ai iu drejtua familjarëve të tyre, duke iu thënë se shteti ynë nuk do të ishte ndërtuar pa kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë.

Duke kujtuar ngjarje dhe momente të ndërhyrjes së NATO-s për të parandaluar gjenocidin e forcave serbe në Kosovë, Konjufca tha se aktet gjenocidale të Sebisë janë të pafalshme dhe se drejtësia do të kërkohet deri në fund.

Ndër të tjera, i pari i Kuvendit theksoi se kërkimi i vazhdueshëm i drejtësisë është çështje prioritare e institucioneve të shtetit dhe se çdo hap i bërë në këtë drejtim është përmbushje e amanetit të të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi.

Po ashtu, kryekuvendari Konjufca theksoi se dëshmorët dhe martirët e shtetit tonë janë themeli i lirisë që e gëzojmë sot, andaj memoria kolektive për historinë e dhimbshme në të cilën ka kaluar Kosova, duhet të ruhet dhe të mbrohet fuqishëm, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

“Zemrat tona qetësohen dhe të rënët tanë prehen, vetëm atëherë kur drejtësia vihet në vend”, theksoi kryekuvendari Konjufca, pas dëgjimit të rrëfimeve nga të afërmit e të rënëve nga Nabërgjani i Pejës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM