Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti priti në takim ish-eurodeputetin gjerman, Fleckenstein

Maj 1, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në vizitë miqësore ish-deputetin e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein.

Ish-eurodeputeti është anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë dhe mbështetës i kahmotshëm i kryeministrit Kurti. Në takimin që u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Punës ata trajtuan shumë tema, me theks të veçantë socialdemokracinë.

Kryeministri Kurti e njoftoi Fleckenstein për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet e shumta që pati atje me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, komisionerë dhe eurodeputetë.

Ish-eurodeputeti Fleckenstein e përgëzoi kryeministrin Kurti për vizitën e suksesshme dhe i dëshiroi sukses në realizimin e planeve për reforma në shumë fusha, që do t’i hapnin rrugën zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të vendit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM