Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani uron besimtarët ortodoks për Pashkët

Maj 2, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Presidentja Osmani ka thënë se ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, e cila edhe këtë vit po kremtohet në rrethana jo të lehta për secilin prej nesh.

“Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat anticovid dhe duke uruar që festimi i radhës  nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht”, ka thënë presidentja Osmani.

Më tej, në urimin e saj, presidentja Osmani ka theksuar se festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

“Në këtë ditë feste, duhet t`i kujtojmë ata që po bëjnë të pamundurën për t`i zvogëluar humbjet dhe dhimbjet nga pandemia. Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje”, ka thënë presidentja Osmani.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM