Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë do të vazhdojë të përkrah sektorin e energjisë në Kosovë

Maj 4, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot gjatë ditës priti në takim delegacionin nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, i përbërë nga drejtori, Janez Kopac, zëvendësdrejtori, Dirk Buschle dhe eksperti i energjisë elektrike, Arben Kllokoqi.

Në fillim të takimit, kryeministri Kurti e falënderoi Sekretariatin për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës përgjatë viteve në zbatimin e Acquis. Më tej, ai e njoftoi delegacionin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për prioritetet e qeverisë në kuadër të sektorit të energjisë dhe Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, si dhe zotimet e qeverisë në raport me mjedisin.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për siguri energjetike dhe energji të përballueshme për të gjithë qytetarët dhe ekonominë e vendit, synon diversifikimin e energjisë dhe është e interesuar për investime në efiçiencë të energjisë”, tha kryeminsitri.

Përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë u zotuan që do të vazhdojnë të përkrahin sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM