Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- BERZH: Sigurimi sa më shpejtë i vaksinave mbetet prioriteti më urgjent për Kosovën

Maj 4, 2021

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, mbajti sot një takim virtual me Sir Suma Chakrabarti, ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në këtë takim Chakrabarti fillimisht e uroi kryeministrin Kurti për fitoren historike në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke shtuar se një fitore e tillë vendimtare i rrit gjasat për reformat e suksesshme ekonomike në Republikën e Kosovës.

Gjatë bisedës, kryeministri Kurti theksoi se sigurimi sa më shpejtë i vaksinave mbetet prioriteti më urgjent i yni. Si prioritete të tjera, janë identifikuar rritja e kreditimit për bizneset e vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimit në Kosovë sidomos për mërgatën, dhe targetimi i shpenzimeve të sektorit publik për të krijuar sa më shumë vende të punës.

Chakrabarti ndau me kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati sugjerimet e tij dhe përvojat e tij në fusha të ndryshme, ndër to luftimin e korrupsionit, prania e të cilit pengon zhvillimin biznesor dhe ekonomik në vend, dhe strategjitë më të mira për dizajnimin e një fondi sovran.

Në fund, Chakrabarti u shpreh i hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të mirën e qytetarëve të saj, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM