Build Skills with our trainings

Sign up now!

Fuqizim i mëtejmë i partneritetit bilateral Kosovë-Gjermani, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maj 5, 2021

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në takim, për herë të parë që nga emërimi në detyrë, ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Joern Rohde.

Me këtë rast, ambasadori Rohde duke i uruar detyrën ministrit Mehaj, konfirmoi qëndrimin e Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe konkretizimin e aktiviteteve dhe shkëmbimeve të përvojave të përbashkëta në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Gjermanisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të dy theksuan rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të partneritetit bilateral dhe zgjerimit të fushave të interesit të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM