Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjermania mbështet Kosovën në fuqizim të përgjigjes ndaj COVID-19

Maj 19, 2021

Gjermania dorëzoi një donacion të seteve të testimit për COVID -19 për të fuqizuar më tej përgjigjen ndaj pandemisë në Kosovë. Dërgesa e 150.000 testeve antigjen Siemens CLINITEST© Rapid COVID-19 ka një vlerë mbi 600.000 euro. Ky donacion do t’i shërbejë sistemit shendetësor në Kosovë për të luftuar përhapjen e COVID- 19.

Me këtë rast, Ambasadori Jörn Rohde deklaroi: “Ne vazhdojmë të qëndrojmë së bashku në luftën kundër pandemisë dhe solidariteti ynë mbetet element i kyç në këtë përpjekje. Gëzohem që donacioni ynë do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës në luftën kundër pandemisë. Zbulimi i rasteve të infektimit me covid 19 dhe parandalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit mbetet qëllim kryesor. Virusi vazhdon të jetë kërcënim dhe është ende gjërësisht i pranishëm në shoqëritë tona. Edhe përkundër rënies së numrit të rasteve të reja ditore në Kosovë e gjetiu, ne duhet edhe më tej t’u përmbahemi udhëzimeve higjienike në nënyrë që të mbrojmë personat e rrezikuar. Gjermania mbetet krah Kosovës dhe vazhdon të mbështes luftën e qeverisë kundër Covid 19.”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me këtë rast tha se është nder të pranojmë furnizimin prej 150.000 seteve për testim COVID-19 nga partneri ynë i vazhdueshëm,

Qeveria gjermane që na ndihmon të  përmirësojmë reagimin ndaj pandemisë në Kosovë. Shifrat ditore të infektimeve me COVID19 ndonëse janë normalizuar, ato ende paraqesin një sfidë reale për ne dhe kontinentin, ashtu që shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e situates, si dhe mbështetja e Gjermanisë për Kosovën janë shumë të rëndësishme.

 

E falënderojmë ambasadorin për donacionin e vlefshëm në të mirë të ngritjes së kapaciteteve testuese për diagnostifikimin e COVID19 dhe në veçanëti për krijimin e mundësive për të rritur kapacitetin për testime të shpejta.

 

Nga këtu, ne ua shprehim falënderimin tonë ekipeve mjekësore, mbështetjen tonë për të gjithë personelin gjithandej vendit dhe për punën e tyre të vështirë që po e bëjnë në shërbim të jetës.

 

Kjo mbështetje e Gjermanisë do të na ndihmojnë të gjithëve për të ecur përpara me kujdes dhe krahas testimeve dhe gjurmimeve të rasteve me COVID19, shifrat e vaksionimit do të vazhdojnë dhe synimi ynë për të vaksionuar 60% të qytetarëve deri në fund të vitit 2021 mbetet një përqendrim kyç“.

Deri më tani Gjermania në mënyrë bilaterale ka ndihmuar Kosovën me donacione të shumta të pajisjeve mjekësore, mbrojtëse dhe higjienike në vlerë prej 4.72 milionë eurove, një mision të gjërë ekspertësh nga Instituti Robert-Koch, një kontribut të rëndësishëm në vlerë mbi 5 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, e gjithashtu edhe me donacione për grupet më të cenueshme të shoqërisë.

Gjermania gjithashtu është pjesë e përpjekjeve të BE-së për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e pandemisë me më shumë se 170 milionë euro; të alokuara në mbështetje të Kosovës.

Për më tepër, Gjermania është kontribuuesi më i madh bilateral në fushatën e vaksinimit përmes Aleancës Globale të Vaksinimit COVAX që ka për qëllim qasje të barabartë në vaksinat kundër Covid 19, thuhet në komunikatën për media e Ambasadës Gjermane në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM