Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi shprehet mirënjohës për angazhimin e ShBA-ve për të mbështetur procesin e dialogut

Qer 1, 2021

Gjatë vizitës dy ditore të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák dhe  Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, zëvendëskryeministri parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, zhvilloi me ta disa takime.

Temat që u prekën në këto takime kishin kryesisht fokus mbarëvajtjen e procesit të ri dialogut dhe hapat e ardhshëm që pritet të ndërmerren në të.

Në njërin nga takimet ishin të pranishëm edhe disa këshilltarë nga zyra e Lajčák dhe disa nga ekspertët e angazhuar në mbështetje të Qeverisë në procesin e dialogut.

Në takime u diskutua edhe për përgatitjet në lidhje me vizitën në Bruksel gjatë muajit qershor, me ç’rast zëvendëskryeministri Bislimi theksoi vullnetin e Qeverisë për t’u përfshirë në një dialog të drejtë, parimor dhe në shërbim të qytetarëve dhe paqes e sigurisë së përgjithshme.

Zëvendëskryeministri u shpreh mirënjohës për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur procesin e dialogut, që siç tha ai, është edhe një sinjal për praninë e fuqishme dhe të vazhdueshme të SHBA-ve, si partnerë në zhvillimin dhe krijimin e një të ardhme premtuese në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM