Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot ka shënuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke hapur dyert për më të vegjlit.
Me këtë rast, qindra fëmijë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të shoqëruar nga prindërit, kanë vizituar institucionin më të lartë përfaqësues të vendit.
Gjatë vizitave, fëmijët janë njoftuar me ambientin, rolin, funksionin si dhe punën që bëhet në Kuvendin e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.