Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vazhdojnë punimet për draftimin e koncept dokumentit për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë

Qer 2, 2021

Po zhvillohet punëtoria e parë e Grupit Punues për draftimin e Koncept Dokumentit për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.
Të pranishëm në këtë punëtori tre ditore janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokrorial i Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës, Shoqata e Gjyqtarëve të Kosovës, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Oda e Avokatëve të Kosovës, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit, përfaqësues nga shoqëria civile dhe përfaqësues nga Partnerët Strategjik ndërkombëtarë.
Grupi Punues do të reflektojë mbi sfidat me të cilat përballet gjyqësori dhe prokuroria dhe diskutojë mbi kornizën ligjore që do të mundësojë zhvillimin e procesit të vetingut dhe funksionalizimin e mekanizmave të vetingut për të garantuar një proces të drejtë, efikas dhe efektiv.
Do të ndahen mendime, sugjerime dhe opinione konkrete nga të gjithë pjesëmarrësit, për t’i pasqyruar më pas ato në draft Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të vetingut.
Kjo punëtori është mbështetur nga Ambasada Amerikane, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM