Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Qeveria do ta mbështet KEK-un, ndërmarrje me rëndësi jetike dhe strategjike për vendin

Qer 4, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe udhëheqësin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri, pritën sot në takim bordin e përkohshëm të KEK-ut, të kryesuar nga Rrezarta Pllana dhe anëtarët e tjerë, Merita Kasapolli, Arbnor Pula, Bezad Halilaj, të votuar në mbledhjen e 12-të të Qeverisë,  mbajtur me 21 maj 2021.

Bordi njoftoi në lidhje me sfidat dhe zhvillimet në këtë ndërmarrje, si dhe planet për përparimin e KEK-ut. Gjatë takimit u diskutua mbi prioritet kryesore, derisa vëmendje e veçantë iu dha projektit për vendosjen e filterave ambientalë në termocentralin Kosova B.

Kryeministri Kurti u shpreh se KEK-u është ndërmarrje shumë e rëndësishme, me rol e rëndësi jetike dhe strategjike për vendin, për çka do ta ketë kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM