Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti falënderon CSSP për punën e deritashme në Kosovë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndëretnik

Qer 9, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Zhvillim, Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ekipin e Qendrës në Berlin për Ndërmjetësim Integrues (CSSP), të udhëhequr nga drejtori, Christoph Luettmann.

Luettmann e përgëzoi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe e njoftoi për punën që organizata e tij e ka bërë në të kaluarën në Kosovë dhe atë që janë duke e bërë tani. Ai ofroi përkrahjen e plotë të organizatës për proceset që kanë të bëjnë me komunitetet e Kosovës.

Kryeministri Kurti falënderoi CSSP-në për punën e deritashme në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndëretnik për zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës. Ai tha se komunitetet duhen të bashkëpunojnë dhe të bëhen bashkë për çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre si vendet e punës, luftimi i korrupsionit, mbrojtja e ambientit, etj.

CSSP është organizatë gjermane me seli në Berlin, me zyra lokale në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri, që merret me çështje të dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM