Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria gjermane dhuron donacionin e radhës për FSK-në

Qer 9, 2021

Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, sot u mbajte ceremonia e prezantimit të donacionit të qeverisë gjermane dhuruar për FSK-në. Në ceremoninë përkatëse, ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ku u pritën nga komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Jörg Rüter, komandanti i Komandës së Logjistikës, gjeneral brigade Naim Haziri dhe atasheu gjerman i mbrojtjes për Kosovë, nënkolonel Kai-Uwe Napel.

Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi qeverinë gjermane për donacionin përkatës duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë edhe për gjithë mbështetjen  e deritashme në të gjitha fushat për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Ai theksoi se bashkëpunimi me Gjermaninë si një ndër partnerët kryesor  në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve do të rritet edhe më tej në fushat e interesit të përbashkët.

Nga ana e tij, ambasadori Rohde, shprehu kënaqësinë  e tij që në emër të qeverisë gjermane dhuron donacionin përkatës duke theksuar se bashkëpunimi në mes dy ministrive do të thellohet edhe më tej si dhe mbështetja nga shteti gjerman do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në fund nga ana e gjeneral Spahiut dhe nënkolonel Napel u ndanë certifikatat për personelin e specializuar për sistemin e frenimit të automjeteve të FSK-së.

Donacioni përkatës përmban laboratorin e gjuhës gjermane dhe sistemin e frenimit të automjeteve si dhe trajnimin dhe certifikimin e personelit për këtë sistem me vlerën e përgjithshme prej 210 mijë euro. Kursi në gjuhën gjermane, që zhvillohet prej vitit 2017, me këtë laborator prej tani do të zhvillohet në kushte bashkëkohore dhe do të mundësoj përgatitjen më të efektshme të stafit gjermano-folës të FSK-së. Gjithashtu pajisjet e sistemit të frenimit do të mundësojnë flotë të sigurte dhe efektive të automjeteve të FSK-së, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM