Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Hallaq: Gatishmëri e Republikës së Guajanës për bashkëpunim me Republikën e Kosovës

Qer 9, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme e Diasporë, Kreshnik Ahmeti, priti në takim ministrin për Evropë Jugore, Lindje të Mesme dhe Afrikë të Republikës së Guajanës, George Hallaq.

Ministri Hallaq ia dorëzoi kryeministrit Kurti letrën e presidentit të Republikës Bashkëpunuese të Guajanës, dr. Mohammed Irfaan Ali, me urimin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në letër presidenti guajanas ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe e ka ftuar kryeministrin Kurti për vizitë në kryeqytetin e Guajanës, Georgetown.

Gjithashtu, ministri Hallaq shprehu në takim vullnetin dhe gatishmërinë e Republikës së Guajanës për bashkëpunim me Republikën e Kosovës.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Hallaq për vizitën dhe për letrën e presidentit dr. Mohammed Irfaan Ali. Ai tha se populli i Guajanës dhe populli i Kosovës kanë kaluar histori të ngjashme të luftës çlirimtare e të shtetformimit demokratik, dhe se të dy vendet janë të pozicionuara në anën e njëjtë të politikës globale.

Shteti i Guajanës ndodhet në Amerikën Jugore dhe e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM