Build Skills with our trainings

Sign up now!

LDK ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të komunave

Qer 9, 2021

Kryesia e LDK-së e udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të këtyre komunave:

– Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri;

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të orgnizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.

Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM