Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU Prishtina: Kursimi i ujit të pijshëm i domosdoshëm, rriten kërkesat për ujë

Qer 10, 2021

Kompaniia Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina,, sh.a.,njofton se niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci është i kënaqshëm. Liqeni i Batllavës (0,43 m) nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa liqeni i Badocit (2.55 m) nën nivelin e kapërderdhjes.

KRU ” Prishtina”, ka plane konkrete për menaxhimin e thatësirës dhe në varshmëri të niveleve parashikohen edhe hapat që duhet te merren për menaxhimin e situatave në akumulacione dhe burime nëntokësore në vitet me thatësira që vijnë si rezultat i ndryshimeve klimatike në tokë.

Vendet, sidomos ato të botës në zhvillim dhe rajone të tjera që tashmë janë duke vuajtur nga mungesa e ujit, ka gjasa të mbajnë peshën e thatësirës dërrmuese ne dekadën që po hyjmë. Pra, është shumë me rëndësi që të gjithë së bashku ta menaxhojmë përdorimin e ujit të pijshëm dhe të raportojmë me kohë rrjedhjet e ujit dhe keqpërdorimet.

Jemi duke hyrë në sezonin e verës dhe menjëherë ka filluar  rritja e  kërkesës për ujë të pijshëm në zonën e shërbimit edhe pse, furnizimi me ujë të pijshëm është stabil dhe 24 h pa ndërprerë.

Konsumatorë të nderuar,

Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm.

Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast mund t’i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm!

Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin, ai na nevojitet për pije, shtëpi dhe kopshte, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim.

Cfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit:              –

–              Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

–              Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

–              Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,

–              Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

–              Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët e fytyrën,

–              Mos ujisni  lulet, kopshtet dhe arat,

–              Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

–              Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë, thuhet në komunikatën për media e KRU “Prishtina”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM