Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Kaljulaid: Marrëdhënie të afërta me Estoninë, presim mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave

Qer 10, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës zyrtare në Estoni është pritur nga homologia e saj, Kersti Kaljulaid.

Te dy presidentet, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Estonisë i kanë vlerësuar të mira dhe kanë shfaqur interesimin për thellimin e mëtejmë të tyre.

Presidentja Osmani ka falënderuar presidenten Kaljualid për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga pavarësia e këndej.

Në këtë kontekst, Osmani ka përmendur edhe mbështetjen që Estonia i ka dhënë Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por edhe më pas duke marrë pjesë në misionin paqeruajtës në kuadër të KFOR-it.

“Synojmë kultivimin e marrëdhënieve të afërta me vendet e Baltikut, e posaçërisht me Estoninë  nga e cila presim mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në përgjithësi në rrugën evropiane të Kosovës”, është shprehur Presidentja Osmani.

Por, sipas presidentes Osmani, Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballen me rrezikun e ndikimit rus. Ajo ka thënë se Kosova është vendi më pro evropian, i cili ndan vlerat me demokracinë perëndimore, ndaj ka kërkuar që të qartësohet sa më shpejtë rruga e integrimit në BE, ngase pavarësisht dyfishimit të kritereve për liberalizim të vizave, ato janë plotësuar tashmë.

Në takim me presidenten estoneze, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka interes të përfitojë nga përvoja e Estonisë në fushën e teknologjisë informative, start up-eve dhe e-qeverisjes, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM