Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti falënderon Kurz për mbështetjen e Austrisë për Kosovën, në të gjitha aspiratat e saj ndërkombëtare

Qer 18, 2021

Pas samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Vjenë, krye​ministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Kancelari Federal i Austrisë, Sebastian Kurz.

U bisedua për rëndësinë e partneritetit mes Kosovës dhe Austrisë dhe zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale. Austria është investitori i pestë më i madh në Kosovë dhe bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Kryeministri u shpreh i gatshëm dhe me vullnet të plotë që dy vendet të punojnë edhe më për së afërmi në këtë drejtim.

Kryeministri Kurti falënderoi kancelarin Kurz për mbështetjen e Austrisë për Republikën e Kosovës në të gjitha aspiratat e saj ndërkombëtare, duke përfshirë këtu procesin e integrimit në BE, organizata ndërkombëtare dhe veçanërisht në lobimin dhe mbështetjen për liberalizimin e vizave.

Kryeministri Kurti po ashtu e falënderoi kancelarin Kurz për ndihmën e ofruar nga Austria përgjatë gjithë ballafaqimit me pandeminë Covid-19 dhe për sigurimin e vaksinave kundër pandemisë për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Mes temave të takimit ishte dhe sistemi i arsimit, përkatësisht reforma dhe zbatimi i sistemit dual të arsimit, ngjashëm sikurse ai në Austri, si një prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM