Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Erdoğan: Thellim i bashkëpunimit Kosovë-Turqi në të gjitha fushat

Qer 18, 2021

Në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias, presidentja e Kosovës, dr Vjosa Osmani, u takua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan,

Me presidentin turk Erdoğan, presidentja Osmani bisedoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

Po ashtu, ajo e falënderoi atë për organizimin e shkëlqyer të samitit të sivjetmë të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore,  dhe Forumit Diplomatik të Antalias.

Presidentja Osmani dhe presidenti Erdoğan theksuan se do të vazhdojnë të punojnë që raportet e mira politike e diplomatike ndërmjet dy vendeve mund të thellohen edhe më tej. Po ashtu, ata u pajtuan që të rritet bashkëpunimi në tregti, kulturë, siguri, si dhe në fushat e tjera.

Presidentja Osmani e ftoi presidentin Erdoğan që ta vizitojë Kosovën. Ai e mirëpriti ftesën për ta vizituar vendin tonë dhe e ftoi presidenten Osmani që po ashtu së shpejti ta vizitojë Turqinë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM