Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB: Divizioni për të Huaj nga e hëna fillon me aplikim Online

Qer 18, 2021

Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Divizioni për të Huaj që është në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion njofton se nga e hëna fillon me aplikimin e termineve Online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit.

Ky aplikim ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj,  eliminimin e pritjeve të gjata dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj të cilët aplikojnë për leje qëndrim në Republikën e Kosovës si dhe avancimin e sistemeve elektronike.

Shtetasit e huaj të cilët aplikojnë për leje të qëndrimit si dhe shërbimet tjera që ndërlidhen me fushëveprimin e Divizionit për të Huaj, që nga data 21.06.2021 për këto shërbime do të mund të aplikojnë tek terminet online, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

Linku për termine është i publikuar në web faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme. https://mpb.rks-gov.net/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM