Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBASHK: Viti i ri shkollor me punëtorë arsimor të vaksinuar 

Qer 18, 2021

Ministri i Shëndetësisë  Arben Vitia bashkë me zv/ministren Dafina Gexha Bunjaku dhe koordinatoren për vaksinimin Arbëresha Nela kanë pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala dhe zyrtaren Vlora Rexhepi Berisha. 

Ministri Vitia  ka njoftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me rrjedhën e procesit të vaksinimit duke  theksuar se procesi po ecën sipas dinamikës së paraparë dhe se do të vazhdohet me përkushtim në mënyrë që edhe punëtorët e arsimit të vaksinohen me kohë  dhe sipas dinamikës së paraparë.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj e falënderoi ministrin Vitia për përkushtimin në mënyrë që angazhimi i përbashkët që punëtorët e arsimit të jenë në prioritet të vaksinimit të realizohet dhe kështu viti i ri shkollor të na gjej me punëtorë arsimor të vaksinuar dhe të mbrojtur nga pandemia. Ky do të ishte moment i mirë dhe do të ndikonte shumë që viti i ri shkollor të ketë nismë të mbarë dhe mësimi të zhvillohet në institucione arsimore.

Jasharaj  iu drejtua ministrit Vitia edhe me kërkesën e mijëra punëtorëve të arsimit që të kjo Ministri të punojë me përkushtim lidhur me funksionalizimin e Ligjit  për Sigurime Shëndetësore  ngase ky Ligj  është tepër i nevojshëm për punëtorët arsimor, por edhe për të gjithë të punësuarit në Kosovë. 

Ministri Vitia ka deklaruar se Ministria që ai drejton  është e përkushtuar në angazhimet lidhur me këtë Ligj, por proceduarat dhe infrastruktura gjegjëse ligjore dhe aktet nënligjore e  proceduarat tjera që ndërlidhën me këtë Ligj natyrshëm kërkojnë kohë dhe hapësirë, por nuk mungojnë angazhimi dhe përkushtimi që ky Ligj të funksionalizohet kur të realizohen gjithë aktivitetet dhe proceduarat gjegjëse, thuhet në komunikatën për media e SBASHK.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM