Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Në këtë takim u bisedua rreth zhvillimeve politike, punës së qeverisë dhe marrëdhënieve e bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Italisë.
Ambasadori Orlando e njoftoi kryeministrin Kurti për vizitën zyrtare të planifikuar për javën e ardhshme të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio. Me ministrin Di Maio, kryeministri Kurti ishte takuar edhe gjatë vitit të kaluar. Kurti tha se do të jetë nder dhe kënaqësi ta mirëpres përsëri ministrin Di Maio.
Kosova dhe Italia kanë bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Orlando u pajtuan që tani që vendet tona po e marrin veten nga ballafaqimi me pandeminë, të punojnë së bashku për ta rritur dhe thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në mes dy shteteve, sidomos atë ekonomik, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.