Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Përgjegjësi institucionale dhe vetëdijësim shoqëror për adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës

Qer 19, 2021

Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vasfije Krasniqi, dhe zëdhënësen e Qeverisë, Rozafa Kelmendi, vizitoi Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Kurti u njoftua nga afër për punën e këtij komisioni, në një proces të ndjeshëm dhe tejet të rëndësishëm për të ardhmen e të mbijetuarve, familjeve të tyre, dhe për gjithë shoqërinë.

“Ne nuk mund ta imagjinojmë tmerrin që kanë përjetuar personat që i kanë mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës, pasuar me ndrydhjen e pasluftës. Janë viktimizuar sërish nga stigma dhe mos intervenimi institucional për të trajtuar këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupator,” tha kryeministri Kurti.

Kombinimi i përgjegjësisë institucionale dhe vetëdijësimit shoqëror mund të sjellë rezultatet që duam, për të tejkaluar sfidat për realizimin e mandatit të këtij komisioni dhe nxitjen e aplikimit për realizimin e së drejtës së tyre të garantuar me ligj, shtoi ai.

Kryeministri Kurti ritheksoi domosdoshmërinë e thirrjes së vazhdueshme për personat e mbijetuar, që të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre, dhe që këto thirrje të arrijnë kudo që të mbijetuarat/it mund të jenë.

Në takim ishin të pranishëm kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës Çlirimtare të Kosovës, Minire Begaj Bala, anëtarët e komisionit, së bashku me përfaqësueset organizatave joqeveritare të autorizuara për të ndihmuar në procesin e aplikimit: Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT-së dhe Mirlinda Sada, drejtoreshë e Medica Gjakova, si dhe anëtarët e sekretariatit të këtij komisioni qeveritar, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM