Build Skills with our trainings

Sign up now!

Di Maio- Kurti: Italia do ta mbështesë Kosovën pa rezervë në sundimin e ligjit dhe rrugën e integrimit evropian

Qer 22, 2021

Italia do ta mbështesë Kosovën pa rezervë në rrugën e integrimit evropian, sundimin e ligjit, shtetndërtimin demokratik dhe rrugën e integrimit evropian, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në takimin e mbajtur në godinën qeveritare ishin të pranishëm edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh zëvendëskryeminstre, Donika Gërvalla, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Di Maio për vizitën dhe për përkrahjen që Italia i ka dhënë Kosovës që nga paslufta. Ai u shpreh mirënjohës për ndihmën me vaksina kundër COVID-19 në kuadër të programit COVAX dhe i kërkoi që Italia ta përfshijë Kosovën në listën e vendeve të sigurta për udhëtim.
Kryeministri Kurti foli për programin qeveritar, reformat e nisura në drejtësi, procesin e vettingut dhe luftën kundër krimit e korrupsionit. Ai tha se dy shtetet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral në shumë fusha. Duke pasur parasysh pozitën e përshtatshme gjeografike të Kosovës, kryeministri Kurti ftoi kompanitë italiane që të zgjerojnë investimet nga Shqipëria në Kosovë.
Ministri i jashtëm italian Di Maio e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin e lartë zgjedhor që, siç tha ai, tregon për një qeveri të fortë dhe stabile që mund të realizojë ndryshimin.
Ai tha se reformat që ka nisur Kosova, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në takim u diskutua edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe procesin e ri të dialogut që, sipas bashkëbiseduesve, duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM