Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Gricourt: Mundësi e bashkëpunimit me Fondacionin Jean Jaures për promovimin e proceseve demokratike

Qer 22, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Sébastien Gricourt, udhëheqës i Qendrës Ballkanike të Fondacionit Jean Jaures, me qendër në Paris.

Në këtë takim miqësor ata rikujtuan kohët dhe ngjarjet e viteve 1998-99, dhe periudhën kur Kurti mbahej peng në burgjet e Serbisë e Gricourt e kishte vizituar atje nëpërmjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Kryeministri Kurti dhe Gricourt biseduan për mundësitë e bashkëpunimit me Fondacionin Jean Jaures, që ka në fokus promovimin e proceseve demokratike, trajnimin e stafit politik dhe mbështetjen e iniciativave premtuese.

Ata diskutuan edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe për rrugën e Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM