Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Roick- Kusari Lila: Rikthimi dhe ruajtja e besimit të qytetarëve në institucione publike

Qer 22, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, pritën në takim drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Fondacionin për Liri Friedrich Naumann, Michael Roick.

Kryeministri Kurti pranoi urimet e Roick për mandatin e fuqishëm nga qytetarët dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. Teksa e falënderoi për vizitën, ai e njoftoi Roick për menaxhimin e mirë të pandemisë, si një prej dy prioriteteve kryesore të qeverisë, si dhe për hapat e parë drejt reformave të domosdoshme në vendin tonë, me theks të veçantë në sistemin e drejtësisë dhe planet e qeverisë për ringjalljen e ndërmarrjeve publike.

Kurse, Kusari-Lila foli për punën e Kuvendit, reformat strukturore në agjencitë e pavarura, të cilat monitorohen nga Kuvendi, si dhe qëllimin e përbashkët për rikthimin dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve në institucione publike.

Falë gatishmërisë së të dy palëve për bashkëpunim, në takim u diskutua edhe për fushat e përbashkëta të interesit dhe format për avancimin e tyre.

Fondacioni Friedrich Naumann, i afërt me Partinë e Lirë Demokratike të Gjermanisë (FDP), është një nga shtatë fondacionet e afërta me partitë politike në nivel federal të Gjermanisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM