Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU “Hidrodrini”: Mostrat e analizave bakteriologjike të ujit kanë dalur në kufijtë e së lejueshmes të standardeve të BE

Kor 15, 2021

KRU ‘Hidrodrini’ konfirmon se i janë komunikuar nga ana e IKSHPK-së, respektivisht IRSHP-së, analizat e nxjerra nga mostrat e marra të ujit që nga data 11 Korrik 2021 (e diel), në lokalitetet ku është dyshuar se ka pasur helmim nga uji, në fshatrat e komunës së Deçanit, Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri.

Të gjitha mostrat e analizave në fjalë siç janë publikuar edhe në media nga ana e vet IKSHPK-së, rezultojnë se analizat fiziko-kimike si dhe ato bakteriologjike kanë dalur në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.

KRU ‘Hidrodrini’ vazhdimisht pret analiza edhe më të thella profesionale nga palët e thirrura respektive të profesionistëve shëndetësorë si brenda edhe jashtë vendit.

KRU ‘Hidrodrini’ kërkon dhe inkurajon palët që mostra të ujit për analizë të merren edhe nga puset (bunarët) që banorët posedojnë në atë zonë, posedojnë në familjet e tyre dhe nga të njejtat poashtu shërbehen. Kjo për të parë mundësinë e dilemës eventuale.

Njoftojmë se mostra të tjera në vazhdimësi janë marrë dhe po përpunohen edhe nga mekanizma të tjerë profesional. KRU ‘Hidrodrini’ mbështet të gjithë mekanizmat përkatës institucional të involvuar në rastin Deçani, brenda autoritetit dhe kompetencave që ka, për ti dhënë zbardhje dhe orientim të saktë rastit shqetësues në fjalë.

KRU ‘Hidrodrini’, të gjithë të prekurve nga shqetësimet shëndetësore, u uron shërim të shpejt dhe kthim të shëndetit të plotë.

KRU ‘Hidrodrini’, për shkaqe preventuese, nga konsumatorët e fshatrave të sipërshënuar të komunës së Deçanit, sërish kërkon që ujin ta përdorin vetëm për sanitari dhe higjienë, meqë mbetemi në pritje të udhëzimeve të reja nga mekanizmat përkatës profesional, thuhet në postimin në Facebook të KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM