Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Thirrje OSHC-të për nominim të përfaqësuesit në grupin punues për hartimin e projekt ligjit për ndihmën shtetërore

Kor 15, 2021

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap thirrje për një përfaqësues të shoqërisë civile në grupin punues për  hartim të Projekt Ligjit për Ndihmën Shtetërore. Për të përzgjedhur përfaqësuesin e shoqërisë civile në Komision, ftohen Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC)  aktive në Kosovë për të nominuar përfaqësuesit e tyre. Ftesa është e hapur për të gjitha OSHC-të e regjistruara dhe rrjetet e OSHC-ve në Kosovë, pavarësisht anëtarësimit në Platformën CiviKos.

KRITERET PËR ORGANIZATAT QË NOMINOJNË KANDIDAT

Të drejtën për të nominuar kandidatë kanë të gjitha OShC-të që:

–          Janë të regjistruara sipas Ligjit për Liri të Asocimit në Kosovë

–          Ekzistojnë të paktën gjatë 3 viteve të fundit.

–          Kanë për fushëveprim zhvillimin e qëndrueshëm, financa publike, zhvillim të shoqërisë civile, zhvillim të politikave.

Për t’u nominuar nga një OShC, kandidati/ja duhet t’ i plotësojë kriteret në vijim:

  • Të jetë i/e angazhuar  në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë;
  • Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës;
  • Të ketë kualifikim superior në fushën e drejtësisë, ekonomisë apo drejtim ekuivalent;
  • Të ketë se paku pesë (3) vjet përvojë pune në shoqëri civile, në fushën përkatëse.

PROCEDURA E NOMINIMIT DHE VERIFIKIMIT

E gjithë procedura e nominimit dhe përzgjedhjes menaxhohet nga Sekretariati i Platformës CiviKos, nëpërmjet procesit të nominimit  dhe Formularëve për Votim, ku përcaktohen qartë të gjitha kushtet e kërkuara dhe dokumentet shtesë.

Të gjitha OShC-të që nominojnë kandidatët e tyre obligohen që në periudhën nga 15.07.2021-21.07.2015 të dërgojnë dokumentet e kërkuara për nominim të kandidatit/es  si më  poshtë:

  1. Certifikatën e regjistrimit të OJQ-së,
  2. Një përshkrim (max 1 faqe) për fushëveprimtarinë e organizatës dhe misionin
  3. Një cv të kandidatit/es që organizata e nominon

Të gjitha këto dokumente mund ti dërgoni përmes email në info@civikos.net, apo përmes postës, në adresën Rr. Bedri Pejani 7/A 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Një panel verifikues i përbërë nga: një përfaqësues i Sekretariatit të Platformës CiviKos, një anëtar i Bordit të CiviKos dhe një përfaqësues i Ministrisë së Financave konfirmojnë plotësimin e kritereve të nominuarëve, para zyrtarizmit të listës përfundimtare për votim.

PROCEDURA E VOTIMIT

Të drejtë për të votuar për kandidatët e nominuar kanë të gjitha OShC-të e regjistruara sipas Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ në Republikën e Kosovës. Votuesit mund të hedhin votën e tyre me e-mail, në email adresën info@civikos.net, postë të rregullt, ose personalisht në zyrën e CiviKos në adresën Rr. Bedri Pejani 7/A 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Në rastin e votimit me e-mail ose me postë të rregullt, organizata që voton duhet të dërgojë fletëvotimin e plotësuar dhe kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së. Në rastin e votimit në zyrën e CiviKos, organizatat duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së dhe të hedhin fletëvotimin e tyre në kutinë e votimit në zyrën e CiviKos. Votimi anonim mund të bëhet vetëm nëpërmjet votimit në zyrën e CiviKos.

Procesi i votimit do të organizohet dhe menaxhohet nga një komision i përbërë nga personeli i Sekretariatit të Platformës CiviKos, që caktohet nga Drejtori Ekzekutiv i CiviKos. Pas përfundimit të afatit për votim, komisioni i Sekretariatit të Platformës CiviKos do të numërojë fletëvotimet për të përcaktuar se cili(a) kandidat(e) ka marrë numrin më të madh të votave. Nëse dy kandidatë marrin numrin e barabartë të votave,  përfaqësuesi i OShC-ve do të përcaktohet me short në mes tyre.

Për të mbikëqyrur procesin e numërimit të votave, Platforma CiviKos do të ftojë në cilësinë e vëzhguesve të gjitha OShC-të që kanë bërë nominime, rrjetet aktive të shoqërisë civile, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe palët tjera të interesuara, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM