Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mjedisi kërkon një qasje tjetërfarë, nis nga vet ne

Kor 15, 2021

Në Republikën e Kosovës, vendet më të prekura nga ndotja e ajrit janë në zonat urbane apo të ndërtimit konstant.  Këto zona më së shumti janë përreth termocentraleve (TC Kosova A dhe B), sikur edhe në pjesën e  transportit, dhe në zonën e Ferronikelit, zonat me impaktin më të madh të ndotjes së ambientit. Por në ndotjen e ambientit impakt kanë edhe mbetjet industriale sikur edhe grumbullimi i mbeturinave në vende urbane.

Makinat sikur edhe produktet tjera që janë te dobishme për njerëzit, në të njejtën kohë mund të jenë edhe të dëmshme dhe te shkaktojnë ndotje te ambientit. Makinat spërkasin ndotës nga tubat e tyre të shkarkimit, djegia e qymyrit për të krijuar energji elektrike ndot ajrin, industritë dhe shtëpitë prodhojnë mbeturina dhe kanalizime që mund të ndotin tokën dhe ujin. Në ndërkohë, pesticidet që përdoren për të vrarë barërat e këqija dhe insektet, depërtojnë në rrugët ujore dhe dëmtojnë jetën e egër.

Edhe pse enganjëherë vështirë për t’u vërejtur nga syri i lirë, mjedisi po e shfaq dhimbjen në forma të ndryshme.

“Ndikimi është madhor pasi zhvillimi i pyjeve dhe biodiversiteti gradualisht është zbritur në nivele shumë të ulëta”, thotë në një intervistë për KosovaLive Valon Reka, një ndër përfaqësuesit e organizatës jo-qeveritare për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”.

Sipas tij, vetëdijesimi i popullatës nuk është ende i aftë të kuptojë se sa do të kushtoj tek ne dhe tek Toka, ndotja e tmerrshme të cilën po e bëjmë.

Republika e Kosovës ka vendosur parimet për menaxhimin e integruar te ujërave, me një strategji të gjerë të sektorëve të ndryshëm ku përfshihen aspekte të rëndësishme siç është edhe furnizimin e popullsisë me ujë në forma te ndryshme dhe ekonomitë në zona të banuara nëpërmjet furnizimit me ujë te pijshëm, mbledhjes së ujërave të zeza dhe trajtimit të duhur të tyre. Kjo strategji është e definuar me objektiva strategjike të shfrytëzimit sa me eficent të ujit, sikur edhe qeverisjen e drejtë dhe efektive të ujërave. Edhe pse këto kontribuojnë në një masë të konsiderueshme për mbrojtjen e mjedisin ende nuk ka zhvillime të dukshme.

Ngrohja globale dhe shkatërrimi i mjedisit nga zjarri është bërë një ndër problemet më të përfolura kur flitet për rrezikun në të cilin ndodhet planeti Tokë. Në Kosovë ballafaqohemi me zjarret e pyjeve zjarre këto në mjedise të hapura, të cilat përhapen shpejtë dhe përfshijnë pjesë të pyllit, shkurret, bimësinë e ulët, barin në afërsi të sipërfaqeve bujqësore, lagjet e pabanuara dhe zonat deri tek të cilat është e vështirë të arrihet. Kushtet e veçanta të kohës, temperaturat e larta, era e fortë dhe koha e thatë, ndikojnë në krijimin dhe përhapjen e zjarrit.

Sipas Shemsi Krasniqit, profesor në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës,  thotë se përveç në aspektin shëndetësor dhe psikologjik, ndotja është tepër e dëmshme edhe në aspektin kulturor.

“Një mjedis i ndotur jep pasqyrë tepër të keqe për njerëzit që jetojnë aty. një huaj i mbajnë mend edhe pamjet e jashtme, e jo vetëm rrëfimet tona për të tashmen apo të kaluarën. Me një fjalë, ndotja ndikon keq edhe në shëndetin fizik, edhe në shëndetin mendor, por edhe në sistemin kulturor, dhe kjo vlen edhe për të tashmen edhe për të ardhmen,” thotë Krasniqi në një intervistë për KosovaLive.

Nga një raport të publikuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës/AMMK është konstatuar se dëmtimi i shtresës së ozonit është një problem mjedisor që rrjedhë për shkak të aktiviteteve njerëzore që lëshojnë ndotës në atmosferë që e dëmtojnë dhe e ndryshojnë këtë mbështjellës, me theks, në radhë të parë, në përdorimin e substancave që dëmtojnë shtresën e ozonit. Duke marrë për bazë faktin se në Kosovë nuk ka prodhues të këtyre substancave si dhe duke vlerësuar që sasia e mjedisit të Kosovës, përfaqëson edhe sasinë vjetore të përdorimit të këtyre substancave.

Besnik Shabiu nga “Let’s do it Kosova”, thotë se në mungesë të fushatave vetëdijësuese, njerëzit shpesh bëjmë dëme ndaj mjedisit, pa i njohur pasojat që ka veprimi i tyre.

“Fushatat e tilla janë të nevojshme të realizohen në vazhdimësi dhe të targetohen të gjithë pa dallim. Secili informacion që tregon dëmet ndaj mjedisit jetësor dhe në të njëjtën kohë mundësitë për të përmirësuar qasjen tonë është më se i domosdoshëm,” konsideron ai.

Këto fushata të popullarizuara po përcillen me një përparim të madh sa i përket ndikimit të tyre pozitiv në përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit dhe natyrës. Kësisoj, pyjet urbane sjellin shumë përfitime për komunitetet përtej ndikimit të tyre në biodiversitet. Hapësirat e gjelbërta po ndikojnë në zvogëlimin e efekteve të dëmshme të ndotjes së ajrit, në zbutjen e fenomenit të nxehtësisë në qytete, ku hapësirat e betonit dhe asfaltit ngrenë temperatura në mënyrë anormale të larta, e rrjedhimisht mund të ndihmojnë edhe në përmirësimin e shëndetit mendor.

Një ndryshim i dukshëm sa i përket ndotjes së ambientiet edhe tek ne në Kosovë është vërejtur pas karantinimit të plotë të popullatës shkaku i përhapjes së SaRs Cov-19. Në këtë si faktor kryesor ishte moslëvizja e popullatës, sikur edhe ndërprerja e aktivitetit në fabrika apo industri me ndotje të lartë. Në këtë periudhë u shënua edhe rënia e dukshme e shkallës së ndotjes shkaku i mospërdorimi të lëndëve djegëse nga automjetet, me një rrënjë prej 20 deri në 30% të ndotjes së ambientit.

“Përgjegjësi kryesor është njeriu, gjithçka e mirë dhe e keqe vjen nga njeriu e sidomos ndotja e mjedisit”, thotë në një intervistë për KosovaLive, Natyra Osmanaj nga MiniEnergy, një Start Up që vepron me energji te ripërtërishme dhe kujdesin për ambientit.

Vigan Shala

Gazetaria e Paqes në mes të Rinjve Kosovar mbështetet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), e financuar nga USAID dhe implementuar nga Rinia Aktive e Graçanicës dhe KosovaLive.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM