Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB: Hapet vendkalimi kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir

Kor 18, 2021

Ministria e Punëve të Brendshme, mbajti ceremoninë e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, tha se ky rajon ndërkufitar gjithmonë ka kultivuar marrëdhënie të veçanta mes  banorëve të dy vendeve .

“Bashkëjetesa e mirë e qytetarëve tanë nga dy zonat përkundër kufijve, na shtynë të angazhohemi për lehtësimin e zhvillimit të jetës dhe veprimtarisë së tyre. Duke njohur mirë këtë, jemi sot këtu të angazhuar si dy shtete që të lehtësojmë çdo procedurë që vështirëson zhvillimin dhe bashkëpunimin e tyre”, tha Sveçla.

Gjithashtu gjatë kësaj ceremonie në një fjalë rasti zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, znj. Emilija Rexhepi, theksoi se Qeveria e Kosovës me udhëheqjen nga Albin Kurti, e ka si përparësi avancimin e jetesës së qytetarëve dhe të bënë të mundur të jenë afër këto dy religjione. 

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri Punëve të Brendshme i Maqedonisë së  Veriut,  z. Oliver Spasovski,  i cili u shpreh se  bashkëpunimi me ministrin e  Punëve të  Brendshme të Republikës së Kosovës , për kalimin kufitar shënoj një gjë shumë të mirë për të dyja vendet duke përfshirë edhe patrullimet e përbashkëta. 

Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi deri më tani është i shkëlqyeshëm dhe hapja e sotme është bërë për kalimin kufitar që do të jetë i sigurt nga tipi lokal dhe që është në interes për qytetarët lokal dhe qarkullimin e tyre për çështje ekonomike apo private.

Gjatë kësaj  ceremonie  ministri  Sveçla shtoj se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar  të adresojë çështje me interes të  përbashkët për qytetarët e dy vendeve tona  në mënyrë  pro aktive dhe me projekte konkrete,  dhe se ky është hapi i parë për rajonin që ka shumë potencial për turizëm që në të ardhmen do të ndihmojë edhe në zhvillimin e qëndrueshëm rajonal, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM