Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD: Hysen Durmishi përgjegjës për zhvatjen prej 5 eurove, kërkojmë dorëheqjen

Kor 22, 2021

Partia Socialdemokrate sot ka zhvilluar aksionin e radhës kundër parregullësive e zhvatjeve në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ata kanë ngjitur një foto, figurën e Hysen Durmishit si përgjegjës për zhvatjen prej 5 eurove, thuhet në postimin në Facebook të PSD-së.

 

Ndërkohë që po zhvillohej aksioni, morëm vesh se Durmishi e paska pranuar. Pezullimi është pranim i parregullësive. Për to duhet përgjegjësi, duhet dorëheqje.

 

Dëgjojeni arsyetimin e tij, është arsyetim për ne. Paska gjetur dokumente të publikuara nga mediat që po i duken kontradiktore. Pra, paska marrë vendim pa i parë dokumentet?! Çfarë nëse skandali nuk do të zbulohej?! Si mund t’i besojmë dikujt që nuk i sheh dokumentet?!

 

Në fakt, kjo nuk është punë letrash, është punë fushe. Iu doli në fushë, tash duan ta mjegullojnë. E vërteta është e zhveshur, duhet guxim dhe jo mendje për ta parë: zv ministri ka vepruar kundër një vendimi të plotfuqishëm, duke u mbështetur në një opinion ligjor.

 

Prokuroria në Prishtinë duhet ta marrë seriozisht kallëzimin penal që e kemi bërë. Dorëheqja është hapje e rrugës për drejtësinë!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM