Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana: Kapet sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve në Gjilan  

Kor 23, 2021

Njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë, si dhe Administratën tatimore të Kosovës kanë realizuar një operacion në Gjilan ku gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve.   

Dje gjatë ditës njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ATK kanë kanë bastisur dy lokacione ku është hasur në mallra të kontrabanduara. 

Në lokacioni e pare janë këto të gjetura këto mallra:

  1. Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg  ( me mbishkrime )  =   2120 kg 
  2. Duhan i grirë i përpunuar refuz  = 440 kg 
  3. Duhan i papërpunuar refuz  = 2600 kg 
  4. Cigare pa banderola R@M  = 5000 pako = 100000 cigare 
  5. Cigare pa banderola A@B, Merhaba = 540 pako= 10800 cigare 
  6. Aditiv i lëngshëm , aromë për prodhim të duhanit ,, HERTZ@SELC  3x 25l = 75 litra 
  7. Makinë e përdorur për paketim të duhanit Modeli SF 150 LW Nr.( 100kg )  = 1 pce 
  8. Makina te përdorura per grirje te duhanit pa marka (rreth 400 kg ) = 2 pce 
  9. Peshore elektrike pesha maksimale 40 kg = 2 pce 
  10. Ambalazh per paketim te duhanit me mbishkrim nga PVC- Najlloni = 1978 kg
  11. Ambalazh per paketim te duhanit me mbishkrim nga kartoni = 1162 kg

 

Në lokacioni e dytë janë këto të gjetura këto mallra:  

 

  1. Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg  ( me mbishkrime )  =   223.5kg 
  2. Cigare pa banderola Cosmopolitan 5500 pako = 110000 cigare 
  3. Cigare pa Banderola CANGARO  2430 pako = 48600 cigare 
  4. Cigare pa Banderola NORTH   3800 pako = 76000 cigare 
  5. Cigare pa banderola WISTON 1250 pak = 25000 cigare
  6. Cigare pa banderola Pall Mall 166 pako= 3320 cigare
  7. Cigare pa banderola Marlboro Touch  60 pako = 1200 cigare
  8. Cigare pa banderola Marlboro  930 pako = 18600 cigare
  9. Cigare pa banderola Kuper 170 pako = 3400 cigare
  10. Filtera për cigare me mbishkrime te ndryshme 71 pako =  774000 copë.

 

Malli i gjetur është sekuestruar nga Dogana e Kosovës. Derisa Dogana bën ftesë për qytetarëve për bashkëpunim  përmes 0800 50095 sepse vetëm së bashku ndërtojmë të ardhme, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM