Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbështetje bujqësore për fermerët në regjionin e Prishtinës

Kor 23, 2021

Në kuadër të Projektit  “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED), sot u bë shpërndarja e pakove për mbështetje bujqësore për fermerët në regjionin e Prishtinës që vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Komunës së Prishtinës me Zyrën Austriake për Bashkëpunim dhe Caritas-in Zviceran në Kosovë. Përveç përfaqësuesve të institucioneve të lartpërmendura  pjesë e ceremonisë ishin edhe fermerët nga regjioni i Prishtinës si dhe Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës” dhe “EuroFruti” si partnerë te projektit.

Përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës nga Drejtoria e Bujqësisë, Fexhri Hyseni theksoj se bashkëpunimi në mes të Agjencisë Austriake për Bashkëpunim, Caritas-it Zviceran dhe Komunës së Prishtinës po vazhdon dhe se përkrahja e sektorit të mjedrave dhe fermerëve në Komunën e Prishtinës do të jetë një shembull i mirë që ka potencial për zhvillim të sektorit të bujqësisë.

Drejtoresha e Zyrës Austriake për Bashkëpunim, Sandra Horina theksoi që qëllimi i projektit ka qenë dhe vazhdon të jetë “përkrahja e agrikulturës por edhe ofrimi i përkrahjes për njerëzit për gjenerim të të hyrave vetanake, si dhe ofrimi i ndihmës për familjet që të qëndrojnë dhe kontribuojnë në këtë vend”, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM